Secondary Adv

701 mln lekë financim shtesë për Policinë e Shtetit, Lamallari: Rrisim pagat e efektivëve

Përmes Aktit Normativ të Buxhetit 2026, financimi për Policinë e Shtetit rritet me 701 milionë lekë.


Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari bëri të ditur se kjo do t’i shërbejë forcimit të mbështetjes për efektivët dhe investimet në modernizimin e institucionit.


Në një postim sot në rrjetet sociale, ai theksoi se fondet shtesë do të shërbejnë edhe për për pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit, investime në teknologji, motivimin e strukturave elitare dhe përshpejtimin e procesit të modernizimit të Policisë sipas standardeve më të mira evropiane.


“Përmes Aktit Normativ të Buxhetit 2026, rrisim me 701 milionë lekë financimin për Policinë e Shtetit. Më shumë mbështetje për pagat e efektivëve, më shumë investime në teknologji, më shumë motivim për strukturat elitare dhe një tjetër hap i vendosur drejt modernizimit sipas standardeve më të mira evropiane. Një polici më e fortë do të thotë një Shqipëri më e sigurt. Ky është angazhimi ynë dhe do ta çojmë përpara me vendosmëri”, u shpreh ministri.


Sipas ministrit, financimi në rritje. është pjesë e angazhimit të qeverisë për të garantuar një Polici të Shtetit më të aftë, moderne dhe të pajisur për t’u përballur me sfidat e sigurisë, në funksion të mbrojtjes së jetës, pronës dhe rendit publik.


Ndërkohë, të dhënat mbi rritjen e investimeve për mbrojtjen, tregojnë se buxheti i këtij sektori është rritur nga 24.1 miliardë lekë në vitin 2020, në 52.6 miliardë lekë në vitin 2025, ndërsa për vitin 2026 ka arritur në 69.2 miliardë lekë.


Burimi: Scan


Më të lexuarat